Audiopërgjimi i PD/ Administratori i Vaqarrit: Sajim i turpshëm, kallëzim në SPAK për Belind Babalen

Audiopërgjimi i PD/ Administratori i Vaqarrit: Sajim i turpshëm, kallëzim në SPAK për Belind Babalen

 Administratori i njësisë administrative Vaqarr, Gentian Myrta ka reaguar menjëherë ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se do të depozitojë në SPAK një kallëzim ndaj kandidatit të PD-së, Belind Këlliçi për shpifje, duke sajuar audiopërgjime që ngjasojnë me përgjimet e Babales dhe Salianjit.

Myrta sqaron se audiopërgjimi “Babale 2” i shpëndarë sot nga PD-ja është tërësisht i sajuar dhe tregon se PD ka frikë nga humbja e 25 prillit.

“Partia e Babales qenka në dëshpërim total. Janë kaq shumë të frikësuar nga humbja e 25 prillit saqë kanë marrë në ndihmë montazhierët diletantë të Shqup-it dhe kanë sajuar një audiopërgjim të turpshëm që veçse i certifikon si partia e babaleve të Salianjit”, u shpreh ai.

“Sqaroj se pseudopërgjimi Babale 2 është një sajesë e ulët që do të marrë dënimin e merituar nga SPAK, njësoj si babale 1 dhe do e nxijë edhe më shumë faqen e partisë së babaleve. Që sot do të paraqes në SPAK një kallëzim për kallëzimin e rremë të Belind Babales”, shprehet Myrta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy