
Pas seancës së tensionuar në Kuvend, Partia Demokratike mblodhi grupin e saj parlamentar për të diskutuar dhe vendosur se çfarë qendrimi do të mbajë gjatë javës në komisionet parlamentre.
Sipas burimeve të "TemA Tv", kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët e tij që të vazhdojnë përballjen me të gjitha skandalet e qeverisë dhe ka këkuar që deputetët e dajthtë gjatë javës të kenë në komisionet parlamentare senacë dëgjimore me disa ministra që selia blu i ka akuzuar gjatë ditëve të fundit.
Në mbledhjen e demokratëve pjesën më të madhe të diskutimit e ka zënë reagimi që ata do të mbajnë në vazhdim për ekstardimin e finacierit të Habilajve drejtë Italisë, por në asnjë rast nuk është diskutuar bojkoti, duke treguar se opozita do të vazhdoj të jetë pjesë seancave të mëtejshme parlamentare.
Por në mbledhje ka zënë një hapsirë të vogël votimi që maxhorana bëri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pasi opozita e kishte kundërshtuar një gjë të tillë dhe kishte votuar kundër që në komisione, ndërsa çështja tjetër që është edhe më e rëndësishmja ajo e dështimit për votimin anëtarëve për KLP dhe KLGJ e cila kthehet në komisione për herë të dytë. Kjo duket se për opozitën kjo është diçka me më pak rëndësi pasi nuk është hapur fare si tem diskutimi.



