Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu foli përmes një lidhjeje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zgjedhjen e Kevin McCarthy në krye të Dhomës së Parfaqësuesve në SHBA.
Mediu tha se SHBA do të forcojë aleancën e Atlantikut dhe do të ketë një qëndrim më proaktiv ndaj Rusisë dhe Kinës.
Kreu i PR shtoi se brenda kësaj qasje, edhe opozita apo politika Shqiptare duhet të ketë qëndrimin e saj brenda një konteksti rajonal.
Një Amerikë e fortë e bën edhe Europën më të qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në gjithë globin, sidomos në Ballkan, që është në situatë problematike. Ajo që po ndodh në Rusi ka pasur gjithmonë mbështetje bipartizane, domethënë mbështetje për Ukrainën. Kjo u reflektua edhe kur Presidenti Zelensky ishte në Kongresin Amerikan. Fakti që dy kongresmenë s’u cuan për ta duartrokitur s’tregon që ky është qëndrim i republikanëve. Do ketë një forcim të aleancës së Atlantikut, qëndrimeve të aleancës së Atlantikut. Do ketë një qëndrim më proaktiv në raport me Rusisë dhe Kinës, dhe luftën e tyre për ndryshime në gjeopolitikën dhe rregullin botëror. Brenda kësaj qasje, duhet të shohim edhe ne si opozitë apo politikë, brenda një konteksti rajonal, se ku është qëndrimi ynë”.



