Instalacioni 4 mln euro në Kryeministri/ Berisha: Me këto para mund të vendosej mamografia në çdo qytet!

Instalacioni 4 mln euro në Kryeministri/ Berisha: Me këto para mund të vendosej mamografia në çdo qytet!

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas në Elbasan në kuadër të “Tetorit rozë” në sensibilizimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.

Berisha kritikoi kryeministrin Rama, që sipas tij ndërton instalacion me vlerë 4 milionë euro në oborrin e zyrës së tij, ndërkohë që me këto para mund të siguronte vendosjen e mamografisë në të gjithë qytetet.

Kthehemi tek parandalimi dhe diagnoza e hershme. Janë armët më kryesore në duart e çdo gruaje dhe vajze, sepse të tjerat janë të injoruara. Për fatin e keq, një qytet që renditet ndër 10 më të këqijtë në botë, që është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot.  Thashë, është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Ndaj saj nuk mund të ketë qëndrime të dystuara. Nuk mund të mungojë ilaçi sot, sepse humbet kohën e dominimit të qelizave.  Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instilacioni që thotë ai, 4 mln euro që vendoset në oborr për ta parë ai, kush tjetër nuk e shikon. Po me 4 mln euro, mund të blesh mamograf dhe ta çosh në çdo qytet të vogël të vendit. Check-up që paguan kushërirën e vet me dhjetëra e dhjetëra milionë, që nuk ka asnjë vlerë nga ana shkencore. E vetmja vlerë do të ishte depistimi për sëmundjet kanceroze, ajo ka vlerë. Ja vlen. Sepse atë që e kap më shpejt e ndihmon dhe ajo formë ka fituar certefikatën. Por Check-up që bën kushërira e kryeministrit dhe merr dhjetëra e dhjetëra milionë euro është fund e krye në abuzim me shëndetin e qytetarëve. Do të ndihmosh, merr e përcakto metodikën, depistimin masiv te gratë, vajzat dhe gratë dhe grupet e tjera që janë të interesuar. Por kjo nuk ndodh. Nuk ka një gjë të organizuar. Bën mamografitë e lëvizshme, nuk ka përgjigje. Bëhet një abuzim masiv. Asgjë nuk është e organizuar. Duhej të ishte regjistri kombëtar. U vendos në vitin 2013 organizimi i regjistrit kombëtar të sëmundjes kanceroze. Deri më sot nuk kanë bërë asgjë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy