Nesër protestë për projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë/ Rama: Qekan revoltuar foltorexhinjtë

Nesër protestë për projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë/ Rama: Qekan revoltuar foltorexhinjtë

Për ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë e qytetarëve në Vlorë, në kundërshtim të projektit për “Sheshin e Flamurit”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, projekti nuk parashikon asnjë stacion autobusi që pretendohet nga qytetarët, ndërsa thotë se mezor pret përfundimin e kësaj vepre të Rilindjes Urbane.

Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!’- shkruan Rama në ‘Twitter’.

Sipas njoftimit të organizatorëve të protestës, ajo thirret me qëllim për të kërkuar transparencë për projektin më të turpshëm të Vlorës.

Projekt i cili nuk shemb pallatin 15 katësh dhe njëkohësisht ndërton një stacion autobusi në funksion të tij, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy