Balliu: Rinumërimi i votave i shërben PD-së për të fituar kohë (VIDEO)

Balliu: Rinumërimi i votave i shërben PD-së për të fituar kohë (VIDEO)

Kandidatja në procesin e primareve në Partinë Demokratike, Alesia Balliu thotë se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje ishte e pritshme.

Nga studio e “MCN Live” ajo deklaroi se rinumërimi i votave i shërben Partisë Demokratike për të fituar kohë.

Nuk prisja diçka nga rinumërimi i votave, Partia Demokratike po i shërben për të fituar kohë, po i shërben që funksionarë të lartë zgjedhor të dalin dhe të thonë se u blenë votat. 

Rinumërimi shërben për harresë, se duke futur në procedura teknike ligjore të lodhshme njerëzit mërziten dhe kalojnë në harresë dhe nuk flasin më për zgjedhjet, as fitoren e Partisë Socialiste dhe as humbjen e Partisë Demokratike. 

Humbja e opozitës ishte e pritshme, që Partia Demokratike të fitojë duhet të përfaqësojë frymë. 

Çdo gjë të çonte te fitorja e Partisë Socialiste, dhe aty ku mungon fryma nuk ka si të shkohet te fitorja. 

Edhe nesër të futet sërish në zgjedhje, Partia Demokratike do humbë sërish. 

Tjetërsimi i votës ndodh që te blerja e administratës, falja e gjobave. Nuk besoj se dikush tjetër do fitojë mandat nga rinumërimi i votave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy