Skëndaj: Kriza politike ka ndikuar në mbylljen e institucioneve. Shkrirja e gjykatave, e paprecedentë

Skëndaj: Kriza politike ka ndikuar në mbylljen e institucioneve. Shkrirja e gjykatave, e paprecedentë

Drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj thotë se mungesa e dialogut, kriza politike dhe gjuha e urrejtjes, ka ndikuar më mbylljen e institucioneve.

Kuvendi nuk konsultohet me institucione të caktuara për projektligje. Nuk po bëhet as mbikëqyrja parlamentare.

Edhe ligjet shpesh nuk janë të mira pasi mënyra si kalojnë shpesh bëhet pa konsultim.

Rasti më i fundit konsultimi për projektligjin e komisioneve hetimore parlamentare, ku nuk ka pasur konsultim.

Mungesa e dialogut, pjesëmarrjes së publikut në proceset vendimmarrësve, është regres.

Nga studio e MCN Live, Skëndaj shtoi se shpesh institucionet nuk duan kritika dhe nxjerrin artifica.

Ndërsa për shkrirjen e 18 gjykatave në vend, u shpreh e zhgënjyer duke thënë se harta gjyqësore kufizon aksesin në drejtësi.

Depozituam dokumentacion me të dhëna se si qytetarët paguanin trefish për të aksesuar gjykatat, çdo e dhënë e mundshme u vu në dispozicion të Gjykatës Kushtetuese.

Kemi Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por Strasburgu merr shumë kohë.

Ne duam ta vazhdojmë por duam të shohim vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese.

Shkrirja e gjykatave që ka ndodhur në Shqipëri është një shkrirje e paprecedentë, jo vetëm në vendet e rajonit por dhe në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy