Kryetari i Kuvendit Ilir Meta garantoi sërisht se seanca parlamentare e 21 korrikut nuk do të mbyllet pa u miratuar Reforma në Drejtësi.
Në fjalën e hapjes së kësaj seance, Meta ka sqaruar me ironi ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili ka lajmëruar qytetarët amerikan të bëjnë kujdes kur lëvizin nëpër Tiranë pasi ka protesta.
Meta i ka bërë thirrje kreut të PD-së të sqarojë raportet me SHBA-në lidhur me detajet që prishën konsensusin. Meta ka lënë sallën e Kuvendit dhe ka nisur negociatat për të qartësuar situatën.



