Lobimi rus në Partinë Demokratike ka sjell debate në seancën e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se kjo çështje është një shqetësim nga SHBA duke folur dhe për takimet e ambasadores me disa nga figura të politikës.
Balla u shpreh me siguri se lobimet ruse përpos se kanë qenë brenda Partisë Demokratike për aq kohë sa mediat e huaja kanë publikuar shumë herë për 3 orë protestat e tyre. Balla gjithashtu u shpreh se Berisha ka qenë i përfshirë pasi Basha nuk do mundej kurrë të vepronte pa aporovimin e ish kryeministrit.
Është një çështje që na ka ardhur si shqetësim nga SHBA mua, Alibeaj, Mediut e Dodajt. Na ka ardhur një shqetësim nga Kim që lidhet me ndërhyrjen e aktorëve të huaj. Përfshirja e Rusisë me financimet e drejtpërdrejta ndaj një force politike apo ndaj mediave të caktuara është një shqetësim që Kuvendin ta shqetësojë dhe të miratojmë sa më parë të gjitha mekanizmat mbrojtës. Edhe Shqipëria nuk paskësh qenë nga sulme këtij lloji, ato janë sponsorizime ndaj partive politike apo në mediat e caktuara. Financimet politike dhe të fushatës zgjedhore janë çështje që duhen parë menjëherë. S’ka burrë nëne që mos ta dijë që Sali Berisha është i përfshirë, po Luli s’flinte as gjumë pa marrë leje nga Berisha.
Spaho mohoi deklaratën e Ballës duke iu kundërpërgjigjur me një akuzë ku thuhej se Basha është mbrojtur nga socialistët duke i mbyllur çështjen në prokurori.
Fjalët e shumta janë fukarallëk Taulant. Personi që i përmendet emrin duhet të gjejë kurajën për të folur. Në PD s’kanë hyrë e s’kanë për të hyrë paratë nga oligarkët. Personi që ti ke frikë t’ja përmendësh emrin ka detyrim ligjor të thotë të vërtetën ju jeni ata që ia mbyllët çështjen.



