Shembja e maternitetit, PD: Akt i paligjshëm, Rama po shkatërron trashëgiminë

Shembja e maternitetit, PD: Akt i paligjshëm, Rama po shkatërron trashëgiminë

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi, denoncoi shembjen e goditës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, e futur në listën e monumenteve të kulturës.

Vokshi thotë se njësoj si Teatri Kombëtar, kjo ndërtesë tani është një provë më shumë se “në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit”.

Sipas saj, është e qartë se qeveria ka prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, duke shtuar se “për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale”.

Vokshi u shpreh se janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, ndërsa shton se shqiptarët do t’i japin fund më 25 prill masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri

Shembja makabre e maternitetit Mbretëresha Geraldinë është një akt antiligjor. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, një prej ndërtesave simbol të kujtesës së kryeqytetit dhe e mijëra e mijëra prindërve, u shkatërrua pa marrë në konsideratë mendimin e asnjë eksperti.

Materniteti u listua si monument kulture që në 2004 dhe u shpall monument kulture i kategorisë së dytë.Për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik. Kjo është arsyeja pse Edi Rama do për herë të tretë timonin i vetëm. Ai që mbolli shkatërrim për 8 vjet, nuk mund të bëjë diçka të mirë për 4 vjet të tjera. Qytetarët duan ndryshim dhe në 25 Prill do t’i japin fund me votë masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri”, u shpreh Vokshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy