PD: Gjykata rrëzoi pretendimet e Veliajt për protestën e 8 dhjetorit

PD: Gjykata rrëzoi pretendimet e Veliajt për protestën e 8 dhjetorit

Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklarimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se paska fituar gjyqin me PD në lidhje me protestën e 8 dhjetori.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Partia Demokratike shprehet se “Pretendimi sot i Erion Veliajt se paska fituar gjyqin me PD në lidhje me protestën e 8 dhjetorit, është një riciklim mbetjesh e mashtrimesh të ulëta. Sot, Gjykata Administrative vendosi shfuqizimin e të 7 akteve të Erion Veliajt, pra shfuqizoi pretendimet e tij sikur protesta popullore kishte shkaktuar 172 milionë lekë dëme në qytet. Gjykata e gjeti të paligjshëm dhe të pabazuar në prova, pretendimin e Veliajt, të bërë edhe publik me njoftimin që bëri me 8 dhejtor 2015, ku ai kakariste se do ta detyronte PD-në të paguante cdo qindarkë”.

“Në këtë mënyrë, gjykata pranoi argumentimin e përfaqësuesve të PD se “dëmet”, ishin fryt i fantazisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe se ato nuk kishin ndodhur në të vërtetë. Për më tepër, gjoba që Veliaj i vendosi protestës popullore, ishte një falsifikim i pastër, shkelje e rëndë ligjore, për të cilën ai duhet të ndiqet penalisht, pas kallëzimit që ka bërë polici bashkiak, të cilit iu falsifikua firma”, thuhet në deklaratën e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy