Basha: Nesër të gjithë në protestë. Kryemadhi: Fjala e politikës mbaroi, tani e ka populli

Basha: Nesër të gjithë në protestë. Kryemadhi: Fjala e politikës mbaroi, tani e ka populli

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas vendimit për lënien në burg të 11 prej 23 protestuesve në rrugën e Kombit.

Kryeopozitari në një dalje për mediat nga selia blu, deklaroi se Rama ka privatizuar gjykatat për të ndaluar drejtësinë e vërtëtë. Sipas Bashës në këtë vend burgosen kryefamiljarë dhe lihen të lirë kriminelët.

Shumë nga të ndaluarit u grabitën në mes të natës nga policia. Ky regjim liron Orest Sotën dhe mban në burg, babain e tre fëmijëve të arrestuar në mes të natës sikur të ishte një terrorist. Ky është një shtet që shkel liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.

Regjim kriminal që mbahet në këmbë nëpërmjet forcës. Rama ka privatizuar policinë gjykatat për të ndaluar drejtësinë e vërtetë. Mban në burg banorët e thjeshtë të Kukësit sikur të ishin terroristë. Katër ditët e fundit kemi parë si janë shkelur të drejtat legjitime të banorëve të pafajshëm. Rama le të lirë kriminelët dhe burgos qytetarët.

Lë të lirë Tahirin, që është kapur me përfitime miliona euro nga trafiku i drogës. Lë të lirë Qazim Sejdinin që me bandat terrorizon një qytet të tërë. E sotmja ka treguar se Rama ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve. Ka privatizuar policinë që dhunuan sot deputetët e opozitës. Nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar. Regjimet që përdorin dhunën e forcën janë vetëm hapa para rrëzimit. Ne do jemi në krah të popullit kuksian e shqiptar”, tha Basha.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa pritet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.

"Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, sipërmarrësit, në Bradashesh, Milot, Vorë dhe në Çermë . Opozita do të jetë në krah të qytetarëve që do të protestojnë nesër për të gjithë padrejtësitë. Të jemi të bashkuar për ti dhënë fund diktaturës së Edi Ramës", tha Basha.

Ndërsa kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një reagim pas vendimit që la në burg 11 prej të arrestuarve të protestes se Rruges se Kombit, theksoi se tani jetojmë në një shtet policor. Sipas saj, vendimi i sotëm i gjykatës tregoi hapur se reforma në drejtësi tashmë instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. 

"Jetojmë në një shtet policor. Prokurorë dhe gjyqtarë janë tashmë nën thundrën e policisë. Vendimi i sotëm i gjykatës tregoi hapur se reforma në drejtësi tashmë instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. Tashmë me këtë pushtet nuk ka më asnjë bashkëveprim civil. Ky vend është në duart e një kryeministri hajdut, të papërgjegjshëm dhe peng i bandave kriminale por më shumë dhe cdo ditë po bëhet peng i oligarkëve. Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. As bandat dhe as kriminelët që rrethojnë Edi Ramën. As ato që eksporton nga jashtë. Sot fjala e politikës mbaroi tani fjalën e ka populli", tha Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi se opozita e bashkuar nuk do ta lejojë reprezaljen dhe se frika nga populli po ia merr frymën. Kryetarja e LSI theksoi se edhe gjykatësit e prokurorët po i shërbejnë Ramës dhe krimit të organizuar, dhe theksoi se "Sot fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy