Abilekaj: Nëse bëhet fjalë për të rrëzuar Ramën, nuk ka rëndësi kush është përballë

Abilekaj: Nëse bëhet fjalë për të rrëzuar Ramën, nuk ka rëndësi kush është përballë

Gazetari Enton Abilekaj thotë se për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nuk ka rëndësi kush është përballë. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se marrëveshja e nënshkruar sot mes Berishës dhe Metës nuk bazohet te ndarja e pushtetit.

Janë dy forca politike që kanë bërë një platformë. Kjo nuk bazohet te ndarja e pushtetit, por te një bashkim që përcakton si do të qeveriset pushteti lokal. Do të jetë më demokratik dhe transparent. A janë këta njerëzit që e garantojnë këtë? Nuk munden me rekordet që kanë. Nuk janë shquar për demokraci në 2009-2013. E kanë standardin demokratik pak më lart se Rama dhe atë të korrupsionit pak më poshtë se Rama. Nëse Basha e pati rastin në 3 palë zgjedhje dhe e humbi, këta mund ta kenë. Për të rrëzuar Ramën që është tejkalim i pushtetit totalitar, nuk ka rëndësi kush është përballë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy