Paloka: Shqipëria nuk është në luftë si Siria, por e para në BE për azilkërkues (VIDEO)

Paloka: Shqipëria nuk është në luftë si Siria, por e para në BE për azilkërkues (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një video lidhur me të dhënat e Zyrës Europiane për Azilantët, ku Shqipëria rezultoi e para sa i përket kërkesave të azilkërkuesve për në BE.

Përmes një postimi në rrjete sociale, nënkryetari i PD-së thotë se Shqipëria nuk është në luftë si Siria apo Afganistani, por përsëri rezulton e para në Europë për sa i përket kërkesave për azil.

Sipas Palokës, fajtori kryesor për këtë krizë që ka kapluar vendin është Edi Rama.

“Shqipëria nuk është në luftë si Siria, nuk është në përplasje civile si Venezuela, nuk ka konflikte si Afganistani apo Iraku, por rezulton e para për azilkërkues në Bashkimin Europian. Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama. Krahasimet në video nuk u lënë shumë vend fjalëve,”- shkruan Paloka krahas videos që tregon se për 100 banorë, 59 shqiptarë kërkojnë azil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy