Lajçak nga Beogradi: Biseda me Vuçiç e vështirë, i thashë që të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen

Lajçak nga Beogradi: Biseda me Vuçiç e vështirë, i thashë që të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, më 25 gusht kanë mbajtur takime me zyrtarët serbë në Beograd.

Takimi i tyre i parë ishte me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Peter Petkovic.

Më pas Lajçak takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe gjysmë ore më vonë atyre iu bashkua edhe Escobari.

Lajçak ka thënë se diskutim ndonëse i vështirë, ishte i përgjegjshëm.

Ai ka thënë se presidentit serb i ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në negociata duhet të implementohen, përfshirë edhe Marrëveshjen për Lëvizje të Lirë të vitit 2011.

Pata një bisedë të vështirë por të përgjegjshme me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të implementohen, përfshirë Marrëveshjen për Lëvizje të Lirë të vitit 2011.

Diskutimi mes Lajçak dhe Vuçiç do të vazhdojë edhe sonte.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për dy ditë kanë qëndruar në Kosovë, ku janë takuar me liderë institucionalë dhe të partive opozitare.

Paraditen e 25 gushtit ata u takuan edhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Mitrovicën e Veriut.

Lajçak tha se në veri të Kosovës nuk mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada, për të penguar Qeverinë e Kosovës në zbatimin e vendimeve të saj për targa dhe dokumente udhëtimi.

Qëllim i vizitës së tyre u tha të jetë shmangia e përsëritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë në veri u rebeluan më 31 korrik, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për riregjistrimin e makinave të tyre - nga targat që i lëshon Serbia me targa të Kosovës - si dhe për lëshimin e dokumenteve të Kosovës për të gjithë serbët që hyjnë në Kosovë.

Pas tensionimit të situatës dhe sugjerimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimeve të saj për 1 shtator.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar kanë kërkuar që të evitohen eskalimet e mundshme më 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës planifikon që të vendos reciprocitet kufitar me Serbinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy