Kritikët në Kosovë për marrëveshjen, VV dhe PDK dalin kundër

Kritikët në Kosovë për marrëveshjen, VV dhe PDK dalin kundër

Marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, në prezencë të presidentit Donald Trump, u shoqërua të premten me disa reagime kritike në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si shans të humbur për njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Madje PDK deri diku e cilëson dhe të dëmshme marrëveshjen pasi cenohet territori i vendit, duke iu referuar pikës për liqenin e Ujmanit.

“PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cenim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës. Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare.

PDK: Delegacioni kosovar humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB 4...

Posted by Partia Demokratike e Kosovës - PDK on Friday, September 4, 2020

Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Uashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cenon integritetin territorial të vendit”, përfundon reagimi i PDK.

Qëndrim kritik për marrëveshjen ka mbajtur dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje. Znj. Nagavci thotë se Hoti ka  firmosur për kontroll të përbashkët të liqenit të Ujmanit dhe mbrojtje të veçantë për Kishën Ortodokse Serb.

 “S’ka njohje reciproke siç premtonte por z. Hoti ka nënshkruar; Kontroll të përbashkët me Serbinë, të Liqenit të Ujmanit; Pezullim të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Organizata ndërkombëtare dhe Mbrojtje të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe dhe pjesëmarrje në zonën Mini-Shengen”, shprehet znj. Nagavci.

S’ka njohje reciproke siq premtonte por zt.Hoti ka nënshkruar
-Kontroll të përbashkët me Serbinë, të Liqenit të Ujmanit
-Pezullim të aplikimit për anëtarësim të Ks. në Organizata ndërkombëtare
- Mbrojtje të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe dhe pjesëmarrje në zonën Mini- Shengen

— Arbërie Nagavci (@arberienagavci) September 4, 2020

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes vendeve, ndërsa cilësoi si një lajm të mirë edhe faktin që tashmë Kosova u njoh si shtet edhe nga Izraeli.

Është një ditë e madhe shumë e rëndësishme për Kosovën. Marrëveshja ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, mbështetjen e projekteve të mëdha infratstrukturore, që krijonë qindra mijëra vende pune në të dy vendet dhe përtej tyre në të gjithë regjionin.  Një lajm shumë i mirë për Kosovën është që ne presim të marrim shpejt njohjen nga Izraeli dhe të vendosim marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Është një arritje shumë e madhe me ndërmjetësimin e SHBA”, tha Hoti.

Hoti tha se kjo marrëveshje i hap rrugë normalizimit të raporteve, për të shkuar tek njohja reciproke.

Marrëveshja i hap rrugë normalizimit të plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë deri tek njohja reciproke. Kjo është qasja që na është kërkuar nga presidenti Trump dhe ekipi i tij”, tha Hoti, duke shtuar se bisedimet vazhdojnë të hënën në Bruksel.

Presidenti amerikan, Donald Trump, priti për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologun serb, Aleksandër Vuçiç, duke nënshkroi marrëveshje të rëndësishme që synon të rrisë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit.

Trump falenderoi Hotin dhe Vuçiç duke e konsideruar këtë raund negociatash tepër të suksesshëm.

Ata kanë punuar në këtë drejtim për shumë vite, aktualisht dekada, pas historisë me incidente tragjike e të dhunshme dhe vite negociatash të dështuara, administrata ime propozoi mënyra të reja për të ngushtuar diferencat duke u fokusuar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Të dyja shënuan një arritje të madhe, diçka të cilën askushnuk e mendonte të mundur”, u shpreh Trump.

Gjithashtu njoftoi se Kosova dhe Izraeli do vendosin marrëdhënie diplomatike duke lënë të kuptohet që këto dy vende mund të shkëmbejnë njohjen reciproke. Presidenti amerikan, Donald Trump bëri me dije se shpreson që në një të ardhme të afërt të vizitojë Prishtinën e Beogradin.

Negociatat dy ditore mes Prishtinës dheBeogradit në Shtëpinë e Bardhë u ndërmjetësuan nga i emëruari i posaçëm i SHBA-vepër dialogun, Richard Grenell dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy