Sekretarja e dhomës së avokatisë Kukës, Aurora Guska në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me nisjen e implementimin e pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore.
Ajo tha se në lidhje me hartën e re gjyqësore dhe dhoma e avokatisë Kukës i është bashkëngjitur më herët protestës pasi me shkrirjen e saj do të thotë më shumë kosto për banorët e kësaj krahine.
Sipas saj, një tjetër problematikë është dhe fakti që gjykatat janë me numër të kufizuar ku në të gjithë Shqipërinë janë vetëm 5 trupa gjykuese.
Është një largësi shumë e madhe që duhet të vijnë banorët dhe kjo ka kosto. Me vendim të KLGJ gjykata e Kukësit duhet të ketë 7 gjyqtarë dhe ajo sot është vetëm me dy gjyqtarë dhe të mendosh një volum të madh dosjes. Vetë këta banorë po vuajnë vonesën e shqyrtimit të dosjeve. Do vazhdojë t’ju mungojë drejtësia, nuk do mund ta marrin këtë drejtësi. Gjykata e Kukësit është në gjykatën e apelit Shkodër nëse një gjykim penal ishte reale në 2022 sot në atë gjykatë apeli po shqyrtohen çështje civile të vitit 2015, është absurditete të themi se kjo hartë e re gjyqësore po u shërben popullit sepse në mënyrë absolute jo. Problemi është te fluksi dhe koha, ndërsa unë po e them me bindje se kam një çështje ne apel që në 2015 dhe kur më pyet klienti s’di çfarë ti them. Jemi populli me numrin më të madh të të burgosurve. Thonë se ato godina ekzistuese do i shërbejnë popullit, por ama gjyqi do bëhet këtu dhe ai do bëj kilometra të tëra dhe kjo është kosto. Popullit i rritet kostoja, por vetë popullata nuk ka akses të drejtohet në qytetin ku banon por duhet të udhëtojë tre ore rrugë për të ardhurat dhe po aq për tu kthyer. Nga 7 gjyqtarë që duhet të kishte kjo gjykata sot ka dy, numri i çështjeve është shumë i lartë.
E pyetur se tani që ka më shumë trupa në gjykatën e apelit duhet situata të ishte lehtësuar disi, Guska tha se absolutisht jo.
Janë shkarkuar shumë gjyqtarë nga vetingu, gjykata e juridiksionit e apelit në Tiranë duhet të ketë 70, gjykimet në themel shqyrtohen me 3 gjyqtarë aty është stoku i dosjeve pa fund. Janë 5 trupa gjykues për të gjithë Shqipërinë dhe nuk janë të mjaftueshme. Pse nuk shtohet numri i gjyqtarëve. Problemi është kur i vjen radha. Pastaj dhe infrastruktura ku presin avokatët është skandal. Krijo njëherë ambientet, godinat jepuni akses popullit, bëni gjykatë për gjykime sa më të shpejta. Gjykata e apelit ka 5-6 vjet që nuk të thërret. Ajo që ne jemi shprehur kundër kësaj harte gjyqësore po ndodh në realitet s’po i japim dot klientit drejtësi në kohë reale.



