Basha lajmëron përsëri protesta dhe kërkon të lirohen 11 pengjet e Edi Ramës

Basha lajmëron përsëri protesta dhe kërkon të lirohen 11 pengjet e Edi Ramës

Kreu i PD Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët në selinë blu për aksionin e mosbindjes civile ka lajmëruar se protesta që do shtrihet në gjithë Shqipërinë sipas tij, do nisë nga java tjetër.

Do vazhdojmë të jemi në krahun tuaj, s’kemi asnjë mision tjetër me te rendesishem. Në këtë kaudër edhe javën e ardhshme ne në bashkërendim me sipërmarrjen e vogël, me fermerët dhe në solidaritet total me kuksianët që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen, do mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihet në mbarë Shqipërinë”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve kuksianë dhe i ka konsideroi 11 të arrestuarit si pengje të Edi Ramës.

"Ata nuk janë fajtorë, ata janë pengje të Edi Ramës. Ai duhet ta harrojë një herë e përgjithmonë Taksën e Rrugës së Kombit. Opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë. Edi Rama është autokrati që kontrolloj jo thjesht qeverinë, por ka privatizuar policinë. Prokuroria është zbuluar para shqiptarëve si një prokurori politike. Është vendosur një kryeprokurore kukull pa vetting. Peshqit e mëdhenj nuk do të kapen. Vangjush Dako e deri tek Damian Gjiknuri që i ka dosjet më të larta se unë, nuk do të kapen", ka thënë Basha. 

Basha garantoi të gjithë qytetarët që kanë reaguar sot se do të jem në krahun e tyre. "Edhe në javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë në bashkërendim me sipëmarrjen e vogël, me fermerët dhe natyrisht me kuksianët do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mobindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihen në mbarë Shqipërinë', u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy