Zeka: Kurti ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Serbi. Thaçit i heq kapelen kur vjen puna te patriotizmi

Zeka: Kurti ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Serbi. Thaçit i heq kapelen kur vjen puna te patriotizmi

Analisti Milaim Zeka, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV tha se kryeministri Albin Kurti dikur ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Zeka tha se Zajednica është kanceri i Kosovës dhe tanimë do të pranohet nga Kurti, që sipas tij është një politikan hipokrit.

Zeka tha se ka pasur kritika për Thaçin sa i përket politikave të tij, por tha se i heq kapelen kur vjen puna te patriotizmi.

Historia s’është bardh e zi. Po të pyesësh kolegët e tu, që informohen nga Facebook-u, askush nuk thotë që Hashim Thaci ka qenë 15 vjet i dënuar nga gjyqi serb. Tani Hashim Thaçi na qenka tradhtar?! E kam kritikuar për gabime politike, por kur vjen puna te patriotizmi i heq kapelën. Albin Kurti në historinë e kombit shqiptar, nga Skënderbeu e deri më sot, s’ke asnjë politikan më mashtrues dhe rrens se Albin Kurti. Ka qenë kundër Konferencës së Rambujesë, kundër bombardimeve. Është e dokumentuar me konferenca të shtypit. Ai dhe Adem Demaçi. Mendësia e tij komuniste! Ka qenë në mënyrë kategorike kundër pakos Ahtisari. Ka përgjakur sheshet dhe rrugët e Kosovës.

Ka qenë kundër Zajednicës, që e quan në gjuhën serbe Zajednicë. Kur në jetën e tij si deputetë nuk është ngritur në këmbë për t’u betuar para himnit të Kosovës. Vendoste përpara flamurin kuqezi dhe abuzonte me flamurët dhe bashkimin kombëtar. Në momentin që u zgjodh kryeministër erdhi te varri i Skënderbeut dhe tha nuk e kam ditur që s’na i lejon Kushtetuta e Kosovës bashkimin kombëtar. Jeta e tij është super Big Brother. Nëse bëhet Zajednica, është kanceri i Kosovës. Ky do ta pranojë. Ky është super hipokrit. Një njeri që e quan flamurin e Kosovës lara-lara, dhe në momentin që bëhet kryeministër shqelmon flamurin kuqezi, çfarë njeriu je ti?!

Sot përfaqësuesit e 5 fuqive thanë që Vuçiçi është konstruktiv, sepse pa që Albini nuk e pranoi. Dy njerëz e kanë çliruar Kosovën, Adem Jashari me heroizmin e tij dhe Millosheviçi! Zoti i madh e çmendi Millosheviçin dhe jemi sot ku jemi. Plani franko-gjerman, do jetë Asociacioni dhe Serbia s’do ta pranojë Kosovën, por Kosova s’do pengohet në anëtarësimin e saj në të gjitha mekanizmat europianë. Do jetë një marrëveshje për ne jashtëzakonisht e mirë. Çdo plan që na i kanë bërë ndërkombëtarët për ne ka qenë i mirë”.

Zeka tha se "Albin Kurti po ta shikosh edhe në forumin e Davos-it, nuk duron të shikojë drejt Edi Ramës", duke shtuar "se kanë krijuar një urrejtje patologjike për njëri-tjetrin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy