“Trafikantët e rajonit janë sulur në jug”/ Berisha akuza Ramës nga Gjirokastra: Zbraze qytetet

“Trafikantët e rajonit janë sulur në jug”/ Berisha akuza Ramës nga Gjirokastra: Zbraze qytetet

Ajo që ka ndodhur në këto 12 vite, nuk ka ndodhur as në pushtimet më të egra në Shqipëri.

Kështu u shpreh nga Gjirokastra, Sali Berisha në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e gurtë.

Teksa akuzoi kryeministrin Rama për shpopullimin, Berisha theksoi se jugu i vendit është zbrazur më shumë se çdo territor tjetër i Shqipërisë.

Në 10 vite, 2014-2024 vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar nga Shqipëria 1 milionë e 99 mijë qytetarë. Nëse shtojmë këtu ata që janë larguar për në SHBA, Britani, Australi, Kanada dhe mbarë botën, ju garantoj se janë mbi 45 përqind e shqiptarëve. Dhe në këta 45% e shqiptarëve të dashur miq, 70% janë të rinj. Kurrë ndonjëherë një komb edhe në luftërat më të egra, civile apo pushtuese, nuk kanë braktisur vendin, siç kanë braktisur shqiptarët gjatë këtij pushtimi të narkoshtetit. Në këtë zbrazje katastrofale, jugu i vendit është zbrazur më shumë se çdo territor tjetër i Shqipërisë. Këtë që ka pësuar jugu, treva të bekuara me të gjitha pasuritë, me njerëz të mençur dhe punëtorë, me një kulturë dhe traditë të mrekullueshme pune dhe prodhimi, nuk e ka pësuar ndonjëherë ndonjë rajon në rajon, Europë, apo në botë. Mjafton të shkosh sot në Labovë, Nepravishtë, Zagori dhe të shohim se çfarë ka mbetur. Ndërkohë që aty sheh fshatra të mrekullueshëm, sheh lugina mahnitëse, sheh pasuri natyrore të pafundme, apo Lunxhëria. Jugu u përqendrua në disa qytete në bregdet, ku gjysmën e tyre i kanë pushtuar trafikantët dhe mafiozët e Edi Ramës, që fillimisht thoshte na ka dalë një Gjon.

U ndala në këtë moment për të theksuar se kjo kohë, e vërteta është një thirrje, një thirrje e kësaj toke, kombi, shoqërie për çdo shqiptar që ta shpëtojmë këtë vend. Në rast se, vazhdohet me këto politika, pas 4 vitesh mbi 1 milionë tjetër shqiptarësh, do të shkojnë tek ata që janë sot. Kush do të mbetet këtu? Prandaj është jetike vendimtare të mobilizohemi, angazhohemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy