
Kuvendi do të vendosë sot për mandatin e ministres Olta Xhaçka pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.
Lidhur me faktin nëse duhet të largohet ose jo, ministrja e Punëve të Jashtme, analisti Shpëtim Nazarko, thotë të “MCN live”, se bazuar edhe në përvojat e mëhershme politike të këtij lloji në vend, ku familjarët dhe jo vetëm kanë pasur përfitime të tilla, ministrja detyrimisht duhet të largohet.
Padyshim që është konflikt interesi fakti pasi bashkëshorti i saj është zgjedhur si investitor strategjik në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.
Duke marrë shembuj nga largimet e mëparshme si të ish-ministrit Ilir Beqaj, Valentina Leskaj për familjarët e saj, shtrohet pyetja në cilin rast duhet të futet rasti i ministres Xhaçka, atëherë si ta gjykoj me precedent, ky hyn kjo, te Beqaj, te Leskaj, ky është një akt kriminal, nëse respektohen precedentët, ministrja duhet të largohet.
Nazarko foli edhe për rastin e nisjes së punimeve për ndërtimin e parkut fotovoltaik i Karavastasë, për të cilën tha se ky është parku më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MGË në një sipërfaqe 198 hektarë, të cilën e cilësoi si investim pozitiv për ekonominë shqiptare.



