Politologu Ilir Kalemaj deklaron se duket qartë që ka një dëshirë për ta larguar Erion Veliajn nga Partia Socialiste pasi e ka më shumë kosto elektorale.
Duke folur për MCN Live, ai shprehu bindjen se largimi i Veliajt do të ndodhë pas zgjedhjeve të përgjithshme sepse i druhen dëmit kolateral që do i shkaktojë PS.
Është shumë e rëndësishme elementi i veprës penale për të cilën do shkojë para drejtësisë.
Partia Socialiste ka marrë masa, ndaj solli Blendi Gonxhen nga Dibra në Tiranë, Pandeli Majkon nga Kukësi dhe Erion Braçen nga Fieri.
Te njësia 5 ka rëndësi se ka jetuar gjatë zoti Braçe atje. Pavarësisht deklaratave të tij se PD do marrë vetëm 27 deputetë, gjithçka e bën për efekt elektoral.
Partia Socialiste po e sheh që një pjesë e mirë e elektoratit të saj nuk do të dalë në votime.
Edi Rama ka vënë re në sondazhet periodike që bën gjatë gjithë kohës që nuk ka mbështetje të elektoratit.
Kjo tregon edhe arsyen se pse ka kaq muaj që ka nisur fushatën, për të kompensuar efektin minus që do ketë Partia Socialiste në të gjithë vendin.



