
Kryetari i Partisë së Lirisë, Igli Cara e quan kënaqësi të paturit të ftuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë të Lirisë në Durrës edhe atë që e quan kryetarin e ardhshëm të Bashkisë, Igli Cara.
Meta thotë se programi i Igli Carës u jep zgjidhje problemeve të rënda që janë pasojë e një drejtimi të dështuar 23-vjeçar të këtij qyteti me potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.
Modeli bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, që sjell Igli Cara, është pikërisht ai që i ka munguar Bashkisë deri më sot.
Asgjë nuk do të bëhet fakt i kryer me arrogancë por vendimet do të konsultohen me grupet e interesit, ekspertët më të mirë të qytetit dhe komunitetin.



