Ambasadorët ‘mësyjnë’ në kryeministri, dy ditë para seancës parlamentare

Ambasadorët ‘mësyjnë’ në kryeministri, dy ditë para seancës parlamentare

Dy ditë para seancës konstituive të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë kanë zhvilluar një vizitë në Kryeministri.  “BalkanWeb” raporton  se ambasadorët janë parë në godinën e Kryeministrisë por nuk dihet se me kë janë takuar.

Ndërkohë ditën e nesërme janë parashikuar edhe mbledhjet e grupeve parlamentare PS dhe PD. Tre ditë më parë Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka folur rreth qeverisë së re, më e vogël në ministri duke u shprehur e paqartë lidhur me mekanizmat e bashkërendimit të BE, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit.

“Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”, tha Vlahutin.

Deklaratat e saj ambasadorja e BE i bëri gjatë Shkollës Verore Europiane që u mbajt këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy