Drafti i mazhorancës për Reformën në Drejtësi do të hyjë në kalendarin e punimeve të Kuvendit këtë javë. Këtë e garanton nisma e 33 deputetëve të mazhorancës, e cila është miratuar sot në mbledhjen e gruipit parlamentar të PS-së dhe atë të kryesisë së kësaj partie.
Kryeministri Rama ishte sot në selinë e PS-së për të diskutuar me strukturat për këtë çështje.



