SHBA nuk mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit. KFOR bën thirrje për përmbajtje

SHBA nuk mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit. KFOR bën thirrje për përmbajtje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit”.

DASH po ashtu ka potencuar se hapja e urës në këtë fazë rrit potencialin për dhunë dhe mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), përfshirë ata amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, ka thënë një zëdhënës i DASH-it.

Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it, përfshirë amerikanët, të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar, të njëanshëm dhe ta diskutojë këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë së martës tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Nga ana tjetër misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se nuk heziton të veprojë ndaj çfarëdo zhvillimi që mund të ketë.

“Kemi prani të dukshme dhe fleksibile në të gjithë Kosovës dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës, dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çfarëdo zhvillimi të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. 

KFOR përsëritur se ka praninë në urën mbi lumin Ibër dhe se kryen patrullime të rregullta, duke shtuar se vendimi për të duhet të merret në kuadër të dialogut politik.

Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy