Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha në emisionin “Të Pakespozuarit” në MCN TV se kemi të bëjmë me një omerta gati mafioze të heshtjes së opinionit publik, në lidhje me aferat korruptive të Bashkisë së Tiranës.
Duke folur mbi protestën e zhvilluar sot para bashkisë nga Lëvizja Bashkë që nuk u pasqyrua nga pjesa dërrmuese e mediave, Qori tha:
"Në protestën tonë ishin dy kamera, TV juaj dhe një tjetër. Portalet deri më tani s’kanë dhënë asnjë lajm. Protestën e kanë lajmëruar 4 portale, që tregon se jemi në një omerta gati mafioze të heshtjes së opinionit publik. Në protestat tonë ka shumë policë dhe ka pak gazetarë, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Bashkia e Tiranës është një çetë hajdutësh ku secili vjedh sa më shumë, secili si ariu ose miu, në varësi të kapaciteteve të veta vetëm vjedh. Detyra jonë është që ta ngremë zërin e protestës, kurdo herë. Duan të na mbysin me heshtje, me shpërfillje, por unë besoj së në fund fare zëri i të vërtetës do të triumfojë”.



