Rama me Bettel: Kryeministri i Luksemburgut mbështetësi më i zëshëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Rama me Bettel: Kryeministri i Luksemburgut mbështetësi më i zëshëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Luksenburgut Xavier Bettel kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas diskutimit kokë më kokë.

 Në fjalën e tij, Rama zbardhi disa nga detajet e takimit dhe foli mbi atë se çfarë u diskutua.

 Rama tha se hapja e negociatave nuk ishte pjesë e diskutimit, pasi sipas tij negociatat u hapën, ndërsa tha se marrëdhëniet bilaterale dhe situate në rajon ka qenë në qendër të vëmendjes.

 Kryeministri po ashtu bëri me dije se së shpejti do të shkojë në Luksenburg për një takim me Dhomën Tregtare, për të rritur investimet në Shqipëri.

 Kemi diskutuar për atë që vjen më tutje. Kemi hequr nga agjenda e diskutimeve hapjen e negociatave. Kemi folur dhe kemi mbajtur të  njëjtin qëndrim për agresionin rus, duke mbështetur Ukrainën. Kemi folur Për afrimin politik të BE dhe vendet që duan të bëjnë pjesë. Kemi folur edhe për marrëdhëniet bilaterale. Luksenburgu është një vend shumë I vogël në përmasa por në një peshë të madhe njësoj si  floriri që peshën e ka të vogël po vlerën të madhe. 

 Ne dëshirojmë të kemi më shumë interes dhe aktivitet nga kompanitë luksemurgeze. Kryeministri ka propozuar edhe për një takim dhe dhomën tregtare të Luksenburgut.

Rama e cilësoi Luksemburgun një zë të rëndësishëm për zgjidhjen e problematikave në Ballkan. 

Luksemburgu në tryezën e BE-së është një zë i rëndësishëm dhe përpjekja për të zgjidhur problematikat në Ballkan, përpjekja nxitur përmirësimin e klimës në Bosnje, si dhe përpjekja për të nxitur dialogun Kosovë-Serbi janë pjesë e interesit të Luksemburgut dhe kryeministrit Xavier Bettel.

Dua ta falenderoj për rolin e tij të veçantë në procesin e bindjes së aktorëve të tjerë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Luksemburgut tha se është i lumtur që më në fund iu hapën negociatat Shqipërisë.

Ai tha se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.

Rruga që keni bërë nga ajo kohë është për ta inkurajuar. Ka ende potencial për marrëdhëniet tona. Kemi firma që po investojnë në rajon, është e rëndësishme që kur të bëjnë zgjedhjet, Shqipëria të jetë zgjedhje. Duhet të vish në Luksemburg për ti bindur palët që të vijnë këtu. Kemi hapur negociatat e anëtarësimit në be dhe duhet t’iu them që ka shumë gjëra që më motivua, Nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.

Gjëja e dytë, Edi është dikush që i thotë gjërat. Nuk mund të ngushëllojmë kur na kërkoi diçka, është sikur të vësh një fradë dhe kufirin ta shtysh më shumë. Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës. Folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë më aktive. Në këtë para familje, jo thjesht sallë pritjeje të gjejmë forma sesi mund të marrë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy