
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur ndryshime në kupolën drejtuese të këtij institucioni. Kështu Vilson Bala është emëruar Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ndërsa Arben Dashi, Drejtor i Krimeve. Ndryshime ka pasur edhe në Departamentin e Marrdhënieve Ndërkombëtare ku drejtor është bërë Lutfi Minxhozi, ndërsa në Kukës është emëruar Artan Bajraktari. Edvin Ndreu është bërë shef i komisariatit numër 6 në Tiranë. Nuk dihet arsyeja e këtyre ndryshimeve të cilat vijnë fill pas emërimit të Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm.



