Harxhi: Falje që s'e shpëtuam PD, demokratët duan të shohin dritën e ndryshimit

Harxhi: Falje që s'e shpëtuam PD, demokratët duan të shohin dritën e ndryshimit

Edith Harxhi sot ishte në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD-së që do të zhvillohen në 13 qershor. Në krah të saj, ishin kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Bujar Nishani dhe Ibsen Elezi.

Harxhi e nisi fjalën me një ndjesë. Më pas kaloi te kritikat kundër Bashës që bojkotoi zgjedhjet lokale.

Kërkim falje që nuk e shpëtuam PD-në sidomos në eliminimin nga gara të Ibsenit. 25 bashki do i kishim, por ne u larguam nga institucionet dhe kjo na ka dëmtuar shumë. Edi Rama thyhet me institucione, votë dhe frymëzim”.

Referuar situatës aktuale, rivalja e Bashës kishte një paralajmërim. “PD është në një gjendje që të mos mund ta marrë veten për një kohë të gjatë. Demokratët duan të shohin dritën e ndryshimit”.

Harxhi foli edhe për raportet me Lulzim Bashën. “Unë kam bashkëpunuar me Bashën, kam qenë bashkëpunëtorja e tij më e afërt, kryeja detyrat me marrëdhëniet me jashtë. I kam ofruar, i kam shtrirë dorën në 2018 për një statut të ri të PD-së”.

Në fund, Ibsen Elezi zbuloi ofertën e Topallit. “Kemi pasur oferta, zonja Topalli, i kam thënë ishalla ke suksese, por nuk përputhemi në pikëpamje”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy