Takimi Erdogan-Abass/ Brahaj: Ardhja dhe fjalimi i liderit palestinez, kundërpërgjigje ndaj fjalimit të Netanyahut në Kongresin Amerikan (VIDEO)

Takimi Erdogan-Abass/ Brahaj: Ardhja dhe fjalimi i liderit palestinez, kundërpërgjigje ndaj fjalimit të Netanyahut në Kongresin Amerikan (VIDEO)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti në Ankara liderin palestinez Mahmud Abbas, gjatë së cilës Erdogan mori përsipër angazhimin për të bindur vendet e botës islame të rrisin presionin ndaj Izraelit.

Këtë takim për gazetarin shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, është më i përfoluri nga mediat e pozitës dhe opozitës atje, teksa është komentuar se pse nuk është bërë më herët.

Përgjatë 24 orëve të fundit, të gjitha mediat turke, pozitë dhe opozitë, pikën kryesore e kanë pasur, ardhjen e presidentit palestinez Mahmud Abbas, i ftuar nga vete Erdogan, ku ka mbajtur një fjalim në parlamentin turk.

Gjithë media këtë po komenton, se sa ishte e rëndësishme në këtë kohë dhe se nuk është bërë më parë kur ka kaluar 10 muaj nga  një gjenocid i paparë në historinë e njerëzimit.

Gjithsesi më në fund, realizimi i këtij takimi dhe fjalimi i Abbas në parlamentin e Turqisë është sheme i rëndësishëm në mediat turke këtu.

Për gazetarin Brataj, ardhja dhe fjalimi i liderit palestinez Mahmud Abbas është si një kundërpërgjigje ndaj fjalimit të Netanyahut në Kongresin Amerikan.

Turqia në fakt akuzohet se vetëm flet dhe nuk ka asnjë lëvizje, asnjë forcë diplomatike për ta ndaluar këtë gjenocid që po bëhet nga Izraeli në Palestinë por gjithsesi Erdogan në këtë aspekt, qoftë në diplomaci, brenda dhe jashtë shtetit, kudo ka pasur pikë të parë çështjen e gjenocidit në Gaza por gjithsesi asnjë ndikim deri tani pozitiv.

E vetmja gjë që Turqia ka bërë është dërgimi i ndihmave në Rripin e Gazës, kurse nga ana  diplomatike, jo Turqia, po asnjë shtet nuk ka çfarë ti thotë Izraeli, se ajo është vetë Amerika, siç shprehet ditëve të fundit edhe mediat turke.

Ardhja e Mahmud Abbas dhe fjalimi i tij është si tip kundërpërgjigje me atë që bëri Benjamin Netanyahu në Kongresin Amerikan ku u duartrokit në këmbë.

Është e njëjta gjë që u bë edhe në Ankara në ditën e sotme. Se çfarë do të ndryshoj Turqia në forcën diplomatike, duhet parë në të ardhëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy