
Analisti Neritan Sejamini në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike bën opozitë, duke vijuar të flasë për komunizmin, me fushata që ngjajnë si ato të viteve ‘90.
Ai tha se opozita nuk merret me hallkat që e mbajnë pushtetin e Ramës, si oligarkët, madje është në partneritet me ta. Sipas tij, nëse opozita nuk shkatërron këtë regjim dhe çdo hallkë të saj, nuk ka si vjen në pushtet.
PD e sotme nuk merr parasysh ndryshimet e mëdha që kanë pasur shqiptarët në 30 vite. E koncepton si betejat e viteve 90’. Mendësia e PD është mendësia e 30 viteve më parë. E koncepton gjithçka si luftë heroike. Njerëzit që kanë lindur në vitin 90', sot janë 33 vjeç. Nuk kanë asnjë mbresë nga komunizmi, kanë halle të tjera.
Gjithë sistemi në Shqipëri është thellësisht autokrat dhe e mban pushtetin me një dorë oligarkësh. Opozita është indiferente ndaj tyre. Nëse opozita nuk shkatërron këtë regjim dhe çdo hallkë të saj, nuk ka si vjen në pushtet. Me "Rama, Rama, Rama, Rama", nuk vjen dot në pushtet. Po me oligarkët e Ramës, që bëhet fjalë për miliona dhe miliarda, që po hanë parkun dhe bregdetin?



