Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë caktuar të mbahen në datën 17 tetor të këtij viti.

Këto zgjedhje janë shpallur nga vetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur në një komunikatë për media Zyra e Presidentit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më dy qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”.

Partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa ditë më parë presidentja ka nisur konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve.

Ndryshe në një konferencë për media dje u tha se Komisioni Qendror i Zgjedhje është gati për të organizuar zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Organizimi i tyre pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 7.5 milionë euro, ku në këtë shumë është përfshirë edhe balotazhi në të gjitha komunat e vendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy