Analisti Neritan Sejamini thotë se mosbindja civile e opozitës nuk ishte skenar por më shumë qasje propagandistike.
Për edicionin e lajmeve në MCN TV, Sejamini deklaroi se opozita ka bërë rutinë protestat, në vend që të krijojë një alternativë qeverisëse dhe duke humbur ndikimin tek njerëzit.
Prej një kohe të gjatë nuk është gjetur mënyra si vihet në pushtet. Ndaj kanë rënë viktimë e formulave të gatshme dhe thirrjes së protestave të cilat nuk iu dihet qëllimi.
Bërja rutinë e protestave për një parti që duhet të krijojë alternativë qeverisje humbin vlerë dhe ndikimin te njerëzit, njëlloj si protesta para Bashkisë Tiranë, apo te rrugica e Salës.
PD futet në ca struktura të përsëritura. Në të vërtetë nuk ka pasur ndonjë strategji të mirëfilltë. Gjithçka ndodh janë prapa në kohë.
Partia Demokratike ka të drejtë, SPAK nuk ka hetuar kokat e aferës së inceneratorëve.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe të flitet kundër tyre, por unë jam kundër gjuhës dhe denigrimit personal si ndaj zotit Dumani.
Por që opozita duhet të ngrejë zërin kundër drejtësisë patjetër, se drejtësia nuk është e ardhur nga zoti.
Përderisa kritikojmë, qeverinë, Kuvendin, patjetër do e kritikojmë dhe drejtësinë.
Mirë i bën drejtësisë të kritikohet, nuk jam dakord për sulmet personale ndaj njerëzve të drejtësisë.
Aksioni publik i opozitës, në komunikimin publik ka gjëra të çala, se opozita ka vetëm një mundësi që të fitojë të bëjë për vete ata qytetarë që janë të pakënaqur merr qeverinë.
Dhe nëse qeveria nuk i tërheq këta do e ketë të vështirë të fitojë zgjedhjet e 11 majit.



