
Suksesi më i madh i Partisë Demokratike sipas ish-presidentit Bamir Topi ka qenë fakti që do të futen në institucion.
I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Topi tha se PD ishte në fundin e vet pasi ka qenë “jashtë loje në çdo moment”.
“E di kush është suksesi më i madh i PD? Që u fut në institucion sepse ishte në fundin e vet sepse ishte jashtë loje në çdo moment”, tha Topi.



