Meta: Qeveria asnjë masë për biznesin, po falimenton sipërmarrjen. Harta e re gjyqësore, anti-reformë e rrezikshme (VIDEO)

Meta: Qeveria asnjë masë për biznesin, po falimenton sipërmarrjen. Harta e re gjyqësore, anti-reformë e rrezikshme (VIDEO)

Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të mbështetur biznesin.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se qeveria ka marrë vendime të njëanshme që favorizojnë vetëm oligarkët dhe që po rrezikojnë falimentimin e sipërmarrjeve.

Ai u zotua se Partia e Lirisë është zgjidhja për të anuluar vendimet arbitrare dhe përmes dialogut me biznesin do të shmangë falimentimin e tyre.

Sot dy javë Shqipëria do jetë në festë se ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor si edhe bazën kryesore të monizmit në nivel kombëtar

. Kjo është shumë e rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Jo vetëm për atë opozita por edhe për socialistët që janë viktimë e këtij korrupsioni.

Bashkimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar një shumicë e padiskutueshme.

Meta tha se kandidatët e opozitës kanë integritet të shkëlqyer dhe programe të jashtëzakonshme, dhe konkrete, për të dhënë zgjidhje për qytetarët.

Ai u ndal edhe tek ajo që e quajti “Ramaformë”, ku nga sot gjykatat e shkallës së parë do të mbyllen në Lushnje, në qytetin e Kongresit ku u themelua shteti shqiptar, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Krujë, në Mat, në Tropojë, Përmet etj.

"Ramaforma” në drejtësi që është pikërisht zbatimi antikushtetues i Reformës në Drejtësi, në kundërshtim të plotë me të gjitha premtimet e bëra përpara 7 vitesh po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë pafund dhe po u rrit kostot në mënyrë të tillë që t’i lërë ata realisht pa drejtësi.

Kjo hartë gjyqësore është një antireformë e rrezikshme, sepse kjo hartë e re gjyqësore nuk merr parasysh një nga problematikat më delikate siç është largësia gjeografike që shumë qytetarë kanë nga gjykatat dhe njëkohësisht mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale për të përballuar këtë transport të largët dhe absurd.

Kjo hartë e tillë arbitrare shkakton realisht asgjësimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në Drejtësi dhe realizimin e vërtet të barazisë para ligjit dhe të pandikuar nga asnjë faktor social dhe ekonomi që krijon pabarazi.

Ndaj në 14 Maj, qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër “Ramaformës”, e cila po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur, edhe më të paarritshme, dhe më të shtrenjtë, në mënyrë që ti lërë pa drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy