
Pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme, për të caktuar raundin e katërt.
Mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 14.00, ku gjatë saj pritet të diskutohet për ecurinë e mëtejshme lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit.
Mirëpo opozita ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e radhës, duke e cilësuar gjithçka si farsë të Kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye nuk konkludoi në tre raundet e para, me propozimin e një emri konkret.
Ndërkohë për raundin e katërt, mazhoranca deklaroi se do të propozojë vetë kandidatët për President, për të kaluar më tej në Parlament për votim.
Tre raundet e para kërkonin ¾ e votave në parlament, ndërsa dy raundet e fundit mund ta zgjedhin kreun e shtetit me shumicë të thjeshtë, prej 71 votash.



