Raportimi vjetor i KLSH nuk ka shkuar sipas rendit, kjo për shkak se kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka akuzuar kreun e KLSH, Arben Shehu se ka hedhur një shashkë në publik, për të shkaktuar panik.

Bëhet fjalë për problematikën e akulloreve të kontaminuara, për të cilën Shehu tha se Kuvendi ka qenë në dijeni tre vjet më parë, por nuk ka marrë masa.



