
Kryeministri Edi Rama deklaroi se është bindur se Parlamenti Evropian në qershor do t'i, hapë Shqipërisë negociatat dhe ka sqaruar pozicionin e disa vendeve anetare të BE që janë skeptike.
“Tani topi është në fushën e politikës se janë vendet anëtare që duhet të mbështesin rekomandimin. Duhet të kemi parasysh se në vend të ndryshme anëtare ka një frymë që s’është fryma e përpara disa viteve me zgjerimin dhe vendimmarrësve u duhet të hasin dhe administrojë edhe rezistenca të brendshem që s’janë të papërfillshme. Ne kemi në dorë të trokasim në çdo derë që është e nevojshme të hyjmë për të dhënë shpjegimet tona si dhe për të këmbyer opinione, se ka një moment spekulimi”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë deri tani s’kemi asnjë vend që ka thënë jo por ne dimë që ka vende ku ka një debat.
"Në Gjermani ka një debat, edhe për faktin se është një vend ku procedura kalon nga Parlamenti. Ndërkohë edhe në Francë ka një lloj tensioni të brendshëm që lidhet me fuqizimin e forcave antievropiane dhe me presionin që ato ushtrojnë për zgjerimin. Në vazhdimësi kam pasur kontakte me Pallatin e Elizesë dhe me eksponentë të lartë të Presidencës franceze. Kam besim se do i hapim negociatat, do jetë deri në fund një përpjekje jo e lehtë, por jam besimplotë se raporti i progresit që shoqëron rekomandimin është shumë i qartë, pra për këtë fazë", tha Rama gjatë intervistës "në ora news".
Kryeministri deklaroi se me Hollandën kemi marrëdhënie shumë miqësore dhe mund t’ja lejojmë vetes që mund të bëjmë debat, por thelbi i debatit ka qene qe ne ne kete moment nuk flasim për procesin e anëtarësimit sot, e nëse flasim për probleme, patjetër që ka probleme sepse nëse s’do i kishte Shqiperia tani do ishte vend anëtar.
Rama tha se nuk preferoj të bëj komente se shtrembërohen por në të gjitha vendet anëtare çka thuhet lidhur me ne në këtë fazë është alibi që lidhet me dinamikën e tyre të brendshme.



