Rama: Bllokim i çuditshëm i makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës

Rama: Bllokim i çuditshëm i makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës

Një bllokim të çuditshëm e quan kryeministri Edi Rama, atë që po ndodh në pikat kufitare me Kosovën, që vendosi si kusht tamponin dhe taksë 22 € kamionëve për dezinfektimin.

Pasi vendosi të hapë kufijtë, kryeministri Edi Rama në një reagim në tëitter, ka edhe një përgjigje për të gjitha ata qytetarë, të cilët me këmbëngulje i kërkonin që të lehtësonte masat. Kreu i qeverisë, thotë se ka vende fqinj ose jo, qe ende nuk i kanë hapur kufijtë.

"Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!"e kur thosha jo s'i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!

Dhe mos keqkuptohemi, s'e kam  me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!", shkruan Rama në twitter.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy