
Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, thotë se hapja e negociatave është e parakohshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", ai thekson se këtë ia ka thënë personalisht edhe kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij ditën e mërkurë Berlin, ku zhvilloi edhe një takim me kancelaren Angela Merkel.
Më tej Krichbaum thekson se progresi i reformave deri tani nuk mjafton.
"Dje, takova Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut gjerman. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë e konsideroj hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë shumë të parakohshme në periudhën aktuale. Progresi i reformave deri tani nuk mjafton", shkruan Gunther Krichbaum.




