Përvjetori i Kongresit të Manastirit/ Nikolla: Unifikimi i alfabetit i parapriu shpalljes së Pavarësisë

Përvjetori i Kongresit të Manastirit/ Nikolla: Unifikimi i alfabetit i parapriu shpalljes së Pavarësisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti sot përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

“Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, i cili u mbajt nga 14-22 nëntor 1908, ishte sa produkt logjik i ngjarjeve, ashtu edhe paraprirës i zhvillimeve të pritshme të Shqipërisë”, u shpreh Nikolla.

Vendimi i dijetarëve shqiptarë për unifikimin e Alfabetit të gjuhës shqipe nuk ishte thjesht një akt iluminist, por shprehje e Rilindjes Kombëtare dhe një veprim që synonte të forconte unitetin kombëtar dhe lëvizjen për pavarësi. 

Unifikimi i Alfabetit i parapriu aktit të Ismail Qemalit dhe patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. “Lufta me kartë e me pëndë” i ndriçoi rrugën “luftēs me barut e me armë”.

“Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar”, theksoi Nikolla.

Për kryeparlamentaren Nikolla, Abetarja e unifikuar sot, është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy