
Fill pas miratimit në Konferencën e Kryetarëve ku u caktua që seanca për shkarkimin e Metës do të mbahet në 9 maj, duke komentuar këtë vendim, numri 2 i PS-së, Taulant Balla, e ka cilësuar atë si “çlirim për presidencën”.
“PS nuk e ka nisur procedurën e shkarkimit aktual si një nevojë për të pasur një përfaqësues në institucionin e Presidencës. Por ka ardhur si nevojë për ta çliruar Presidencën nga një pengmarrje dhe një abuzim me detyrën. Procedura të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën e re që do të kthehet në Kuvend në 9 shtator”, vijoi ai.
Balla në fjalimin e tij theksoi se fjala e fundit i përket Gjykatës Kushtetuese që të konstatojë nëse shkeljet e presidentit janë apo jo të rënda.
Ai nuk pranoi të komentojë mbi vendimin e Gjykatës duke sqaruar se “vendimet e saj nuk interpretohen”.
Balla ka përsëritur ftesën për opozitën duke analizuar fatin që PS-ja nuk e ka nisur shkarkimin e Metës si nevojë për të pasur një përfaqësues të saj.
I pyetur nëse do ta dekretojë Meta qeverinë e re, Balla the se, “Presidenti i Republikës në fund të muajit gusht është i detyruar të thirrë seancën e parë të kuvendit, nëse nuk e bën, Kuvendi vetmblidhet, i bie rreth datës 9 shtator dhe procedura e parë është verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit dhe e treta është votimi i përbërjes së Këshillit të ri të ministrave dhe programit”.



