
Shaip Kamberi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc të Luginës së Preshevës.
Shqiptarët e kanë humbur një vend në parlamentin serb vetëm për disa vota.
Në rivotimin e kryer këtë të premte në Ternocin e Madh të Bujanocit, duket se Shaip Kamberi deputet në legjislaturën e fundit, duhet ta ketë humbur mandatin vetëm për 13 vota.
Në këtë zonë ishin rreth 1200 votues, nga të cilët pjesëmarrja në votime ka qenë 50%.
Nga 600 votues që morën pjesë në votime, 6 votues ia kanë besuar votën e tyre partisë serbe në pushtet SPS, të Presidentit Vuçiç, 10 vota dolën të pavlefshme ndërsa pjesa tjetër votoi për Shaip Kamberin.
Ndonëse rezultatet nuk janë zyrtare, duket se Kamberi nuk do të mund të përfaqësojë shqiptarët në Kuvendin serb vetëm për pak vota fatkeqësisht.
Shaip Kamberi ishte një zë i fortë në parlamentin serb për mesazhet domethënëse që ka përcjellë nga ai parlament, pa frike dhe me shumë potence.
Mirëpo përçarja e shqiptarëve në Luginë bëri sërish të vetën.



