Sipas Kryemadhit ka arsye pa fund për të protestuar: Rama u ka vjedhur sot shqiptarëve 100 milion euro

Sipas Kryemadhit ka arsye pa fund për të protestuar: Rama u ka vjedhur sot shqiptarëve 100 milion euro

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në njësinë nr 8 në Tiranë, Monika Kryemadhi renditi disa nga arsyet që qytetarët të protestojnë në 27 janar. Nga abuzimet me koncesionet, krimi dhe droga Kryemadhi tha se Shqipëria ka humbur shpresën, ndaj protesta është përpjekje për kthimin e besimit sidomos tek të rinjtë.

Ajo u tha mbështësve të LSI, se Rama ka mashtuar qytetarët me legalizimet. Në njësinë nr 8 në Tiranë ku u zhvillua takimi me strukturat banorët janë prekur nga investimit publike siç është ai i bulevardit të ri të Tiranës.

Sipas Kryemadhit ka arsye pa fund për të protestuar, shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë.

Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë. Qeveria dhe kompani turke kanë bërë një kontratë që është në kurriz të shqiptarëve. Ka pafundësisht probleme dhe arsye që të dalim në 27 janar për të protestuar. Gratë kanë një arsye më të madhe për të protestuar, pasi të gjithë të rinjtë po largohen dhe kjo është një gjë shumë e dhimbshme.

Çdo minutë që na ka ngelur deri të shtunën, duhet ta përdorim për të lajmëruar çdo shqiptar që të dal në protestë. Duhet që ta përmbysim këtë klasë politike dhe të sjellim njerëz të rinj që punojnë për të ardhëm e Shqipërisë”, tha Kryemadhi. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy