Fevziu: Organizmi i samiteve pozitive, problem që Rama nuk merret me administrimin e vendit

Fevziu: Organizmi i samiteve pozitive, problem që Rama nuk merret me administrimin e vendit

Gazetari Blendi Fevziu në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa ka folur për angazhimin e kryeministrit Edi Rama në samite ndërkombëtare, tha se ato janë lajme pozitive jo vetëm për Ramën.

Ai tha se Rama nuk po merret me administrimin e vendit dhe ky është problemi kryesor.

Nëse më pyet mua që a ka problem që bëhen samite unë them jo. Nuk është lajm pozitiv vetëm për Edi Ramën. Që Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë kjo është e dukshme. Ai iu ka deleguar detyrat të tjerëve. Merret me gjëra ndërkombëtare.

Kjo është jeta e tij. Shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit. Edhe Nano e kishte. Disa kryeministra të vendeve janë aparatiçikë të rëndomtë, por kanë pas ekonomi të mëdha, biznese të fuqishme. 

Administrimi i vendit është problemi kryesor i vendit. E ka ndihmuar rritja e turizmit. Ka ndikuar te njerëzit që nuk rrimë më aq shumë më kafe. Por problemi është se çfarë do të bëjë me ritmet normale të zhvillimit. Kur moda të ikë pas 4-5 vjetësh, a do të jeta Shqipëria një vend që do të bëjë ekonomi normale?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy