Idrizi: Opozita e bashkuar me platformë të përbashkët për zgjedhje të lira

Idrizi: Opozita e bashkuar me platformë të përbashkët për zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, shkoi në selinë e PDIU-së, ku u takua në mesditë me kryetarin Shpëtim Idrizi. Në përfundim të këtij takimi, Idrizi tha se opozita e bashkuar jashtë parlamentit, po punon për një platformë elektorale për të ia paraqitur qytetarëve.

Sa i përket mungesës së Idrizit në takimin e partive të vogla aleate të PD me Presidentin Meta, kreu i PDIU-së u shpreh:

Ne kemi një marrëveshje me PD-në por cdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë, përveç aleancës me PD-në të potencojmë apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar. ”, tha ai. 

Sipas Idrizit, opozita e bashkuar do të dalë me platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta dhe platformë për programin elektoral.

Nisur nga momenti shumë i vështirë dhe delikat që po kalon demokracia shqiptare, patëm një diskutim me z.Basha, për të rakorduar të gjithë aksionin opozitar. Opozita e bashkuar do të paraqesë platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Kjo nuk është thjeshtë një retorik, por kemi një platformë të përbashkët, ku ne do t’ju bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve, fenomenet negative që ndodhin në zgjedhje, duke filluar nga vjedhja e votave dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje. Opozita e bashkuar po punon edhe për programin elektoral dhe mbi të gjitha për programin ekonomik. Drejt një modeli të ri ekonomik, i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe punësimi, sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe resurset. Jemi në momentin që të shpjegojmë para shqiptarëve, se si opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndërshme dhe të barabarta”, tha kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy