SHBA: Masat e Qeverisë për reciprocitet, të koordinuara me ndërkombëtarët, mirëpresim pezullimin e përkohshëm  

SHBA: Masat e Qeverisë për reciprocitet, të koordinuara me ndërkombëtarët, mirëpresim pezullimin e përkohshëm  

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumentet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

ambasadori amerikan ka përdorur një term tjetër për nevojën e shtyrjes së masave nga Kosova.

Ai ka shkruar se SHBA-të e kanë mirëpritur faktin që Kosova “suspend temporarily” (ka pezulluar/suspenduar përkohësisht) masën për reciprocitet.

SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan.

Në veri të Kosovës pati tensionim të situatës mbrëmjen e së dielës, pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit.

Ambasadori Hovenier ndërhyri duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilëve iu kërkoi ta shtyjnë zbatimin e këtyre dy vendimeve, kërkesa e të cilit u pranua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy