Çani: Gjithçka është personale, nëse Llalla s’do ta kruante me ambasadoren e SHBA sot s’do kishte asnjë problem

Çani: Gjithçka është personale, nëse Llalla s’do ta kruante me ambasadoren e SHBA sot s’do kishte asnjë problem

Sipas gazetarit Arian Çani në çështjen e dënimit të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla është gjithçka personale. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV “nëse Llalla s’do ta kruante me ambasadoren e SHBA dhe të mos thoshte ato që tha, sot nuk do kishte asnjë problem”.

“Ne duhet të jemi më me këmbë në tokë, nuk duhet të flasim vetëm për fenomenin, por edhe për personin. Sepse fenomeni kuptohet përmes një shembulli. Ne na mungojnë shumë detaje në tavolinë për të bërë një analizë të qartë. Unë mendoj se duhet të kemi pak më shumë respect për hajdutët sepse nuk është zanat ka qi thjeshtë, ata vuajnë shumë, lodhen shumë dhe është shumë e thjeshtë që ne nga një foltore të bëjmë moralistin. Të gjithë hajdutët në burg sdo të thotë asgjë. Unë kam thënë që para 4 vitesh që nuk besoj tek Reforma në Drejtësi, nuk kam pasur pritshmëri. Thelbi i kësaj historie është gjithçka personale dhe pastaj të tjerët duan ti veshin një gjë parimore. Gjithçka është personale, sikur Llalla të mos e kruante me ambasadoren e SHBA dhe të mos thoshte ato që tha, Llalla sot nuk do kishte asnjë problem. Llalla pati guximin të ishte trim dhe tha publikisht gjëra që i ka thënë i dërguari i perandorisë në një fshat si Shqipëria”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy