PS dhe Alibeaj, “bashkë” për ish-Sigurimsat (VIDEO)

PS dhe Alibeaj, “bashkë” për ish-Sigurimsat (VIDEO)

Mazhoranca dhe grupi i Alibeajt nga PD arritën dakordësinë për dy nismat ligjore që parashikojnë kalimin në sitë të politikanëve dhe figurave publike që kanë bashkëpunuar me ish sigurimin e shtetit. Socialistët kërkojnë verifikimin e të gjithë subjekteve pavarësisht nëse janë pajisur me certifikatën e pastërtisë nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Ndërsa demokratët kërkojnë hapjen e plotë të dosjeve që i përkasin periudhës kohore nëntor 1944-korrik 1991.

Mirëpo këto dy nisma u kundërshtuan nga kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili kërkoi të mos hapen dosjet për të përndjekurit politikë dhe deputeti Oerd Bylykbashi që kërkoi rikthimin e ligjit për lustracionin.

Teksa i cilësoi nismat antikushtetuese dhe për të goditur ish presidentin Ilir Meta, deputetja e partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nuk ia kurseu akuzat autoritetit të dosjeve duke kërkuar shkarkimin e anëtarëve të tij.

Ndërkohë, javën e ardhshme socialistët do të depozitojnë në kuvend edhe ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit ku do të ndalohet kandidimi i të gjithë individëve që kanë dosje si bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit dhe ish sekretarët e partisë së punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy